Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim për njeriun e afërt të Vulinit që u arrestua në Leposaviq

Gazeta10
30 May 2024 - 16:09

Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të parashtrojë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj Marko Knezheviqin, i arrestuar dje në Leposaviq.

Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë thënë për gazetën online Reporteri t se i njëjti dyshohet për veprat penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

“Për personin me iniciale M.K, gjate ditës do paraqitet kërkesë për paraburgim për veprat penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Siç raportoi mediumi lokal në veri Kossev, i arrestuari Marko Knezheviq, është bashkëpunëtor i zëvendëskryeministrit aktual serb, Aleksandar Vulin.

Sipas këtij raportimi, ai ishte i angazhuar në rrjetin “Most” për disa vite në pozicionin e gazetarit, pra anëtar i Këshillit mbikëqyrës të këtij rrjeti.

Ishte bashkëpunëtor i ngushtë ish-drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Aleksandar Vulin dhe një zyrtari në partinë e tij, Lëvizjen Socialiste.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.