Gazeta10

Prokuroria: Kosovarja që u gjet e vdekur në Bazel, nuk ishte viktimë e krimit

Mediat e ndryshme shqiptare dhe ballkanike kanë shkruar dje se një 27-vjeçare me shtetësi zvicerane dhe me rrënjë kosovare dyshohet se ka vdekur në rrethana “të dyshimta” në Bazel. 

“Për të zbardhur rastin, policia Kantonale e Bazelit (BS) dhe prokuroria publike në Zvicër po hetojnë rastin si të dyshimtë…”, por kjo nuk qëndron, sipas Prokurorisë Publike të Bazelit.

E reja është gjetur e pajetë nga policia e Kantonit Basel-Landschaft. 

Prokuroria Publike e Bazelit konfirmoi se rasti po hetohej si një vdekje e jashtëzakonshme, por  nuk ishte duke u zhvilluar ndonjë hetim penal. Kjo do të thotë se aktualisht nuk ka asnjë provë të ndikimit të palëve të treta, pra nuk ka të dyshuar se bëhet fjalë për krim.

Zyra e prokurorit publik të Kantonit Basel-Stadt do të komunikonte në mënyrë aktive nëse do të dyshohej për vrasje, gjë që nuk kishte ndodhur në këtë rast.

E ndjera (me inicialet V. A.) është varrosur në Kosovë këtë javë. Lajmi për vdekjen e saj “të papritur” u përhap nga familjarët e saj në rrjetet sociale, të cilat gjithashtu morën vëmendje dhe vazhduan shpërndarjen, përcjell albinfo.ch. 

“Ajo na la në moshë të re dhe na lë me trishtim të thellë. Do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe dashuri!”, thuhet në postimin e një të afërmi.

Është e paqartë se si dolën nga ky njoftim lajmet që përhapën mediat, të cilat sugjerojnë se gruaja mund të ishte viktimë e një krimi.

NË FOKUS

arlind-gashi1
Rast i rëndë: U godit nga vetura në parkingun e një pompe, zbardhen detaje të reja për vdekjen e Arlind Gashit
LAJMI-I-FUNDIT
Aksident i rëndë, BMW ndahet në gjysmë (Pamje)
Përplasen ‘keq’ Ahmet-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Përplasen ‘keq’ Ahmeti-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Vrasjee
Rrahja mes familjarëve në Shtime përfundon me fatalitet, vdes njëri nga anëtarët
Screenshot_15-1
Gani Germia jep deklaratën e fortë për ish menaxherin: Ai nuk është burrë hiq, ka 24 orë kohë për me e prish kontratën
xhamia-600x330-1
E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu
ndii
NDI mohon se sondazhi për rënditjen e partive politike i publikuar sot në disa media është i tyre
hjg
“E çova në fushë dhe e vrava”, rrëfimi në polici i dajës që i mori jetën mbesës 11-vjeçare