
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar të refuzohen disa prova për masakrat e Serbisë në Kosovës.
Provat e paraqitura nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, të cilat kanë të bëjnë me krimet e forcave serbe në Kosovë, është kërkuar që të mos merren parasysh.
Sipas Zyrës së Prokurorit, këto prova materiale janë të parëndësishme.
“Pika 11 duhet të mos pranohet për shkak të mungesës së rëndësisë. Trupi Gjykues e ka bërë të qartë se krimet ose dhuna e kryer nga forcat serbe janë përgjithësisht të parëndësishme. Pika 11 është një dokumentar i BBC-së, tërësisht mbi krimet serbe të kryera kundër shqiptarëve të Kosovës në zonën e Rahovecit në vitin 1998. Videoja përmban pamje grafike të viktimave të këtyre krimeve dhe asnjë informacion që mund të jetë i rëndësishëm për ndonjë aspekt të çështjes, me përjashtim të një pjese të shkurtër, ndaj së cilës ZPS-ja nuk kundërshton”, është thënë në dokuentin e Prokurorisë.
Më tej, në dokument jepen edhe detaje tjera.
“Pranimi i Pikës 19, [REDAKTUAR], duhet të refuzohet për mungesë të rëndësisë. Fakti që civilët shqiptarë të Kosovës nuk mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre, në ose rreth Rahovecit/Orahovcit, në korrik 1999, nuk është i rëndësishëm për asnjë akuzë apo fakt material, dhe as Mbrojtja nuk ka argumentuar se është. Përkundër paraqitjes së Mbrojtjes, informacioni në dokument nuk ka asnjë lidhje të dukshme me politikën e UÇK-së apo me ndonjë krim për të cilin është ngritur aktakuza”, është thënë kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.