Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria Speciale konfirmon ndalimin e një serbi në Budapest i cili dyshohet për krime lufte në Pejë

Gazeta10
18 October 2022 - 18:29

Prokuroria Sepciale e Kosovës, e ka konfirmuar se me kërkesë të tyre, një person i nacionalitetit serb, është ndaluar në Budapest të Hungarisë, meqë i njëjti dyshohet për krime lufte, transmeton Gazeta10.

Në njoftimin e dërguar, Prokuroria Speciale, S.S, dyshohet se në periudhën kohore 26 mars deri më 28 maj 1999, i njëjti ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë.

”Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se në Budapest të  Hungarisë, sipas Urdhër arrestit Ndërkombëtar të kërkuar nga kjo prokurori, është ndaluar personi me inicialet S.S., i nacionalitetit serb.

Prokuroria Speciale njofton se ndaj S.S., është nxjerrë Aktvendim për fillimin e hetimit për shkak që i njëjti dyshohet se në periudhën kohore 26 mars deri më 28 maj 1999, ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me  krimet e luftës, ashtu që i njëjti ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë, me ç’rast janë vrarë tridhjetetre (33) persona gjatë sulmeve të kryera në këtë periudhë kohore”.​/klankosova.tv/Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.