
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se personi me inicialet P.R. është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në kuadër të hetimeve për rastin penal “Arkitekti i Kryeqytetit”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila ka bërë të ditur se hetimet lidhen me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Prokuroria Speciale është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.
Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me veprimet hetimore në këtë rast./Gazeta10