Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria në Mitrovicë urdhëron intervistimin e 43 kryesuesve për dyshime për manipulim të votave

Gazeta10
01 February 2026 - 17:41

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar Hetimet Rajonale – Jug dhe Veri të Policisë së Kosovës, që të intervistohen dyzetë e tre (43) kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të Komunave Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 nëpër këto komuna.

Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe trajtimit të çdo rasti të dyshuar, me synimin e mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit. 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.