Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Propozimi i Ilir Dedës: LDK ta nominojë një figurë jopartiake, ta testojë VV-në!

Gazeta10
05 August 2026 - 22:49

Analisti politik Ilir Deda ka deklaruar se fokusi i diskutimeve ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të jetë programi i një qeverie të mundshme, e jo ndarja e posteve.

Në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Deda tha se me rëndësi për Kosovën është të dihet se çfarë politike do të ndjekë një qeveri e mundshme VV-LDK dhe si do të ndaheshin përgjegjësitë mes dy subjekteve.

“Unë më herët kam pritur diskutime se çfarë politike do ta ketë një qeveri e mundshme e Vetëvendosjes dhe LDK-së. Kjo është ajo që është më e rëndësishme për Kosovën. Cila është politika e re e qeverisë dhe cilat përgjegjësi, në kuadër të kësaj politike, do t’i merrte LDK-ja e cilat Vetëvendosja”, tha Deda.

Ai foli edhe për çështjen e presidentit, duke kujtuar se para zgjedhjeve të 7 qershorit kishte bërë thirrje që të gjendej një figurë konsensuale dhe jopartiake për këtë post.

Sipas Dedës, qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje ka evoluar, pasi nga ideja për të propozuar një kandidat të vetin, tani po insiston që presidenti të jetë një figurë jashtë partive politike.

“Në qoftë se merren vesh, presidenti nuk duhet të jetë figurë partiake, por LDK-ja ta nominojë një figurë jopartiake, të cilën do ta besonte vetë LDK-ja, por edhe partitë e tjera opozitare, dhe më pas të zgjidhet presidenti”, u shpreh ai.

Deda shtoi se një propozim i tillë do të shërbente edhe si test për gatishmërinë e Vetëvendosjes për të mbështetur një kandidat konsensual, duke theksuar se nuk e sheh të besueshme mundësinë që të zgjidhet një kandidat partiak i LDK-së për president../Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.