Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protesta e 5 tetorit, Musliu: Të hetohet zinxhiri komandues, qytetarët u përballën me skena të papara të dhunës fizike

Gazeta10
15 October 2026 - 11:25

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, nga foltorja e Kuvendit, është deklaruar për protestën e 5 tetorit, ku pati edhe tensione mes policisë dhe protestuesve.

Musliu, ka thënë se në këtë protestë, qytetarët janë përballur me gaz lotsjellës, topa gome e ujë të ftoftë, ku janë parë skena të papara të dhunës fizike.

‘’Me 5 tetor në ditën e 21 të protestës kundër dënimit të krerëve të UÇK’së dhe kërkesës së qartë për votimin e ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara, ndodhi ajo që në një shtet demokratik nuk do të duhej të ndodhte, në mbrëmjen e 5 tetorit dikush dha urdhër për përdorim të forcës policor ndaj qytetarëve që kishin dalë për të protestuar. Me 5 tetor qytetarët u përballen me masë të madhe të gazit lotsjellës, topa gome ujë të ftoftë, dhe skena të papara të dhunë fizike.

Kjo situatë nuk ishte përgjigje ndaj një situate të krijuar nga protestuesit, por ishte një skenarë i kurdisur për t’i provokuar qytetarët në shesh pa marrë fare në konsideratë që mund të rrezikohej jeta e atyre që po protestonin për një kauzë të shenjtë. Ajo që pamë ishte e frikshme dhe e papranueshme, kishte përndjekje të qytetarëve nëpër hapësira dhe përdorim të shfrenuar të dhunës fizike. Sot kërkojmë nga IPK që hetimi i iniciuar të jetë i plotë, i pavarur dhe i paanshëm për të gjitha veprimet policore gjatë protestës së 5 tetorit. Të hetohet jo vetëm polici që zbatoi urdhrin por të hetohet edhe i gjithë zinxhiri komandues. Kush dhe nga ku u dha urdhri për ndërhyrje, kush e detyroi këtë operacion, dhe kush e vlerësoi situatën për këtë ndërhyrje”, ka deklaruar Musliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.