
Opozita në Shqipëri ka organizuar protest në ditën kur po zhvillohet Samiti i Bashkimit Europian, raporton Gazeta10.
Kështu, në selinë e Partisë Demokratike kanë filluar grumbullimet e para të protestuesve, e cila është paralajmëruar se do të mbahet para kryeministrisë.
Policia e Shqipërisë ka thënë se nuk do të lejojë që të mbahet grumbullimi i njerëzve brenda perimetrit të sigurisë, por jashtë saj.
Kujtojmë se për herë të parë në këtë ditë po zhvillohet Samiti i Bashkimit Europian në Tiranë. / Gazeta10