
Protestat e shkaktuara nga vrasja e 22 vjeçares, Mahsa Amini, nga policia e ashtuquajtur moraliste, janë ende duke vazhduar, ku janë arrestuar deri më tani qindra protestues dhe mbi 5 janë vrarë, raporton Gazeta10.
Pamje të ndryshme janë duke qarkulluar në rrjete sociale ku shihet se gratë iraniane janë duke i qëndruar ballë kërcënimeve të policisë si dhe qytetarëve që janë kundër hjekjes së shamisë në publik.
Videoja e publikuar në Twitter, shihet një burrë ku e sulmon një protestuese pa shami, ku më pas persona të tjerë reagojnë në mbrojtje të saj./Gazeta10.