Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Protestat kthehen në aktivitete sportive

Gazeta10
07 June 2023 - 18:49

Raporti: Egzona Shala / Kanal10

Numër i vogël protestuesish po vazhdojnë të qëndrojnë pranë objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq. Megjithatë, situata ka qenë e qetë edhe të mërkurën, ku u zhvilluan edhe disa aktivitete sportive. Derisa, Goran Rakiq e Igor Simiq, sërish qëndruar në veri, porse hezituan të deklarohen rreth takimit që kanë zhvilluar me Escobarin dhe Lajçakun, të martën.

Dita e 13-të e protestave nga serbët lokal në tri komunat veriore të Kosovës, ishte e qetë.

Në tendat e vendosura para objektit të komunës së Zveçanit, çdo ditë e më shumë po shkon duke u zvogëluar numri pjesëmarrës i protestuesve.

Në krahasim me ditët e kaluara, të mërkurën protestuesit u zbaviten me lojëra sportive.

Por, loja e tyre u ndërpre shpejt pasi topat hynin në zonën ku po qëndronin pjesëtarët e KFOR-it.

Pranë protestuesve po vazhdojnë të qëndrojnë, përfaqësuesit e Listës Serbe, Goran Rakiq e Igor Simiq.

Ndonëse, gjatë ditës së djeshme këta dy të fundit nuk u prononcuan për takimin me Escobarin dhe Lajçakun, kanal 10 tentoi të marrë një përgjigje.

Prapa kamerave ai ka thënë se protesta vazhdon edhe në orët e vona të natës me qytetarët, derisa gjatë ditës janë vetëm punonjësit e komunës të cilët në ora 15:00 nënshkruhen për pjesëmarrjen e tyre në protestë.

E nga ora 16:00 në tenda filluan të mblidhen protestues të tjerë.

Situatë e ngjashme ishte edhe në komunën e Leposaviqit.

Edhe makinat zyrtare të kryetarit vazhdojnë të qëndrojnë para objektit, derisa ruajtjen e rendit po vazhdon ta bëjë KFOR-i Italian.

E ngjashëm si në Zveçan, edhe në Leposaviq, protestuesit janë argëtuar me lojëra sportive që u zhvilluan nga këta të rinj.

Sikurse ditëve tjera, edhe të mërkurën, protestuesit filluan te shpërndahen në orën 16:00. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.