
Mijëra iranianë kanë dalë në rrugë në protestë që nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u kap në Teheran dhe u dërgua në një “qendër riedukimi”, me sa duket për shkak të mosmbajtjes së hixhabit siç duhet. Autoritetet iraniane thonë se do të ndalojnë aksesin në internet derisa të rivendoset qetësia në rrugë, shkruan CNN News, transmeton Gazeta10.
Që nga e premtja, janë zhvilluar demonstrata në të paktën 40 qytete në mbarë vendin, duke përfshirë kryeqytetin Teheran, me protestues që kërkojnë t’i jepet fund dhunës dhe diskriminimit ndaj grave, si dhe t’i jepet fund veshjes së detyrueshme të hixhabit.
Dhjetra protestues thuhet se janë vrarë në përleshjet me forcat e sigurisë./Gazeta10.