Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protestat në Tiranë: Një person përfundon në tokë, dyshohet se u qëllua me plumb gome

Gazeta10
29 November 2026 - 15:10

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, është lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë.

Ai dyshohet se u qëllua me plumb gome, por mbetet të konfirmohet shkaku i këtij lëndimi, raporton tch.

Protestuesit dhe personat e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa pak minuta më vonë ka mbërritur ambulanca për ta transportuar drejt spitalit.

Deputeti është ngjitur me këmbët e tij në ambulancë. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkakun dhe shkallën e dëmtimit të tij.

Ndryshe, protesta e sotme, e nisur në mënyrë të qetë, ka përshkallëzuar në një përplasje mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë këta të fundit që kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarr drejt efektivëve, duke nisur në këtë mënyrë një përplasje.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar përditësimin paraprak mbi personat që kërkuan ndihmë mjekësore pas protestës së djeshme.

Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë trajtim mjekësor gjithsej 50 persona, mes të cilëve 17 efektivë policie, 21 protestues, 6 gazetarë dhe 6 kalimtarë. Pesë prej tyre vijojnë të qëndrojnë të shtruar nën kujdesin mjekësor, duke përfshirë një punonjës policie, dy protestues, një gazetar dhe një kalimtar.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar, ku përfshihen 8 efektivë policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet. Të gjithë personat e trajtuar në këtë qendër spitalore janë larguar me këshillën e mjekëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.