Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

PSD-ja kërkon ndihmë financiare nga qytetarët për të paguar gjobën prej 20 mijë eurosh

Gazeta10
12 April 2023 - 17:35

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka dënuar sot Partinë Socialdemokrate me një gjobë prej 20 mijë eurosh, shkruan Gazeta10.

Por, pagesa e kësaj shume po duket e papërballueshme për PSD-në, kështuqe aktivisti i kësaj partie, Nol Nushi, ka kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët për ta paguar këtë gjobë.

“Agjensioni per privatesi e ka denu PSD-ne 20.000€. Sulm i paster politik. Paramendo, na kane denu per publikim te te dhenave te peticionit kunder Zajednices, ndonese kjo nuk ka ndodhe. Jane 7 masa ligjore qe parashihen per ata qe publikojne keso te dhena, kurse Agjensioni e ka zgjedhe ndaj nesh masen me ekstreme. Ndaj ketij vendimi nuk na lejohet as te ankohemi, prandaj duhemi me e pagu gjysmen ne menyre qe te mos perballemi me permbarues. Tendenca eshte qe te na e pamundesojne opozitarizmin, prandaj po kerkojme ndihmen e secilit nga ju qe keni vullnet!”, ka shkruar Nushi.

Ndërsa Frashër Krasniqi ka publikuar xhirollogarinë e kësaj partie ku mund të ndihmohet PSD-ja.

“Apel për ndihmë! Të dhënat bankare të PSD-së: Emri: Partia Socialdemokrate. Nr. i Xhirollogarisë: 1501090001041368 IBAN: XK05 Banka: Raiffeisen Bank Kosova.”. ka shkruar Krasniqi/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.