Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

PSD me aksion, “Martin Berishaj, flamuri i skandalit”

Gazeta10
16 January 2023 - 18:56

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Partia Social Demokrate ka mbajtur një aksion simbolik në oborrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, më ç’rast ata kanë akuzuar këtë dikaster se po e mbron ambasadorin Martin Berishaj. Me këtë rast, PSD-ja ka zëvendësuar flamujt e Kosovës të vendosur në oborrin e kësaj ministrie, me kartmonedhën e 500 eurove, me fytyrën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ndërsa, përkundër akuzave të ngritura, ministrja Gërvalla ka thënë se sambasadori Berishaj nuk do t shkarkohet për siç ka deklaruar ajo, spekulime mediatike.

Flamujt e Kosovës të vendosur në oborrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme po i zëvendësojnë me kartëmonedhën e 500 eurove, me fytyrën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Përmes një aksioni simbolik, Partia Socialdemokrate ngriti kritika ndaj kësaj ministrie, derisa tha se e njëjta nuk e përfaqëson më Kosovën, por i del në mbrojtje ambasadorit Berishaj.

Me këtë rast, sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi u shpreh se mbrojtja e Berishajt nga krerët shtetërorë është bazë e fuqishme që të besohet se shiritit i shkeljeve arrin deri te presidentja, kryeministri e ministrja e MPJD-së.

Mirëpo, përkundër akuzave të ngritura së fundmi nga opozita ndaj saj, ministrja Gërvalla ka thënë se sambasadori Berishaj nuk do t shkarkohet për siç ka deklaruar ajo, spekulime mediatike.

Ndërsa, gjatë ditës shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar hetime ndërkombëtare dhe shkarkim të ambasadorit Berishaj.

Shkarkimin e Berishajt e kanë kërkuar edhe partitë tjera opozitare, të cilat po ashtu kanë kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti, në lidhje me raportimet në mediat sllovene ku hidhen dyshime se i pari i ekzekutivit është financuar nga paratë e  filialit të GEN-it.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.