Ashtu si çdo mbrëmje që prej 2 janarit të këtij viti, zyra e shtypit të Partisë Demokratike njoftoi protestën e përnatshme që mban kryedemokrati Sali Berisha nga ballkoni i shtëpisë së tij, nga ‘arresti i shtëpisë’, para dhjetëra demokratëve.
Por sot, për herë të parë, Berisha nuk e ka mbajtur fjalimin e tij dhe shkak është bërë moti i keq që përfshiu Tiranën dhe mbarë vendin shoqëruar me stuhi të fortë, shi dhe breshër me madhësinë e një arre.
Ishte zyra e shtypit të PD, ajo e cila në një njoftim të dytë bëri të ditur se protesat e sotme anulohet.
“Për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike dhe pamundësisë për të realizuar lidhjen teknike, protesta e sotme në “Rrugën e Shpresës” do të anulohet”, njofton PD për mediat.
Berisha ndodhet prej 30 dhjetorit të kaluar në arrest shtëpie për korrupsion në lidhje me dosjes “Partizani”.
Në të njëjtën masë sigurie është edhe dhendri i tij, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.
Deri më sot të gjitha kërkesat që Berisha dhe Malltezi kanë paraqitur në Gjykatë janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.