
Kreu i Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati ka kërkuar përgjigjje nga PDK-ja pse është kthyer Ligji për Specialen në Kuvend.
Ai në emisionin GAZETA në Kanal 10, e ka konsideruar të pakuptim kthimin e këtij ligji në Kuvend.
“Duhet me i pyet PDK-në si sponsorizuese e tij që ka qenë, se përse u kthy ky Ligj në Kuvend”, tha mes tjerash ai, duke kërkuar nga deputetët që për këtë çështje me qenë unik dhe me ba miratimin e këtij ligji sa më shpejt.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10