Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

‘Pse në Shtime investohet më shumë se në Prizren?’- Totaj me kritika për Qeverinë

Gazeta10
09 January 2024 - 21:48

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka shprehur paknaqësi me ndarjen e buxhetit nga ana e Qeverisë për Komunat.

Ai në emisionin “Raport” me Naim Sadikun në Kanal10, ka thënë se Qeveria ka diskriminuar pjesën më të madhe të qytetarëve me ndarjen e buxhetit.

Totaj ka thënë se Komunës së Shtimës që udhëhiqet nga VV-ja i është ndarë buxhet më i madh se Komunës së Prishtinës dhe Prizrenit.

“Për mua është paradoksale kur në Shtime investohet më shumë se në Prishtinë, ose në Shtime investohet më shumë se në Prizren, në Feriaj dhe Gjakovë asnjë centë. Nuk është një ndarje prorproceinole dhe jo profesionale, por është një ndarje prefernceiale”, ka thën Totaj.

Sipas tij, VV po e shpërfaq arrogancën e numrave edhe ne qeverisje.

“60 për qind e buxhetit që ka ndarë Qeveria për komunat shkojnë në 12 për qind të numërit të banorëve, përkatësisht në katër komunat që Verëvendosje i ka kryetart nga partia e vet”, ka thënë Totaj. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.