Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Punëtorët e KEK-ut protestojnë para zyrave të korporatës, kërkojnë rritje pagash

Gazeta10
12 December 2025 - 10:24

Punëtorët e KEK-ut do të protesojnë sot nga ora 11:00 para zyrave të korporatës.

Sipas njoftimit, kërkohet rritje e pagave për punëtorët e KEK-ut, nivelizimin e pagave të sigurimit fizik si dhe zbatimin e pagës së 13-të.

“Pse po protestojmë? Sepse punëtorët e KEK-ut përballen çdo ditë me kushte të vështira dhe rrezik profesional, përballen me rritje të kostos së jetesës nga inflacioni, nuk kanë përfituar rritje pagash si institucionet tjera publike dhe po e mbajnë mbi supe sistemin energjetik të vendit”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.