Lajme

Punëtorët e “Pastrimit” protestojnë sërish para komunës kundër angazhimit të privatëve për mbledhjen mbeturinave

Gazeta10
04 Dhjetor 2024 - 11:14

Shoqata Sindikale e Pastrimit ka nisur protesten përpara objektit të Komunës së Prishtinës.

Protesta mbahet si shenjë revolte dhe pakënaqësie ndaj tenderit prej 16.5 milionë euro, që pretendohet se e çon kompaninë drejt falimentimit.

Ata mbajnë pankarta “16 milionë privatit, o për KRM Prishtinën”.

Duke prezantuar kërkesat e njëjta që patën edhe protestën e kaluar, ata thanë se ju është premtuar qe tri vjet investimi në kamionë të rinj.

Duke prerë shiritin e kuq, ata ftuan zyrtarët komunal të shohin se në çfarë kushtesh të rënda janë kamionët e kompanisë, të blerë që 15 vjet e që operojnë në tri ndërrime

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.