Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Punëtorët hidrosanitar në spitalin e Gjakovës protestojnë për rritje të pagave

Gazeta10
29 March 2023 - 8:58

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi është raportuar se puntorët e pastrimit në spitalin regjional të Gjakovës po protestojnë për paknaqësit që kanë për pagat.

Sipas tyre ka një vit që ata po kërkojnë paga më të mira por kjo kërkesë e tyre nuk është aprovuar, raporton Gazeta10.

Kryetarja e Sindikatës së punëtorëve të higjienës, Sakibe Hoti ka thënë se punojnë shumë për rrogat që ato i marrin.

“Në e kemi 302 euro bruto ndërsa neto 277, kujdestaria 2 euro e gjysmë paguhet, tri reparte i pastrojë, ju kisha lut me na rrit rrogat për ndryshe ne kemi me vazhdu qishtu me protestë”, tha ajo.

Ajo shton se deri në vitin 2024 ju është dhënë kontrata që të vazhdojnë me këtë rrogë.

Hoti thotë se para 4 viteve kujdestaria është paguar 10 euro ndërsa tani ajo paguhet 2.50./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=gh1d8jX4rEc

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.