Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Punëtori harroi t’i lëshojë nxemjet, ndërpritet mësimi në një shkollë të Obiliqit

Gazeta10
15 December 2025 - 16:58

Në shkollën “Pandeli Sotiri” në Obiliq, sot është ndërprerë procesi mësimor pasi punëtori përgjegjës kishte harruar ta lëshonte ngrohjen.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Komunës së Obiliqit, ku thuhet se për shkak të këtij veprimi, mësimi është detyruar të ndërpritet për shkak të temperaturave të ulëta në ambientet e shkollës.

“Për këtë situatë Drejtoria e Arsimit në komunë është njoftuar me vonesë. Institucioni ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla dhe për të siguruar zhvillimin normal të procesit mësimor në ditët në vijim. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.