
Prishtinë, 12 Korrik – Duke ditur rëndësinë e mbajtjes së rezervave të mjaftueshme ë gjakut, veçanërisht gjatë muajve të verës, punonjësit e Coca-Cola HBC Kosovë organizuan një aksion vullnetar për dhurimin e gjakut, duke mbledhur rreth 12 litra të këtij lëngu trupor vital për trupin e njeriut.
Aksioni, i realizuar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, përfshiu 24 punonjës të Coca-Cola HBC Kosovë.
“Dhurimi i gjakut është ndoshta një nga veprimet më humanitare që mund të ndërmarrim, duke ditur se çdo pikë gjaku e dhuruar e ka fuqinë që të shpëtojë jetë. Jemi jashtëzakonisht krenarë për numrin e madh të punonjësve tanë që morën pjesë në këtë aksion. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në këtë iniciativë, është shembull ipërkushtimit tonë për ta mbështetur komunitetin tonë dhe për të bërë një ndikim pozitiv”, tha Venera Kamberaj, Menaxhere e Burimeve Njerëzore në Coca-Cola HBC Kosovë.
Coca-Cola HBC Kosovë i përkushtohet ofrimit tëprodukteve dhe shërbimeve të cilësisë së lartë, duke bërë një ndikim pozitiv në komunitet. Përmes iniciativave të ndryshme të përgjegjësisë sociale të korporatës, kompania kontribuon aktivisht në mirëqenien e komunitetit kudo në Kosovë.