Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pupovci thyen heshtjen, tregon arsyet e dorëheqjes nga pozita e zëvendësministrit

Gazeta10
24 November 2022 - 21:38

Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka folur pas lajmit se ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit, për çka ka thënë se këtë pozitë do ta mbajë vetëm deri në fund të vitit 2022.

Pupovci tha se arsyet e vendimit janë personale, dhe se për të njëjtin janë të informuar që nga tetori edhe kryeministri, Albin Kurti e Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ai ka njoftuar po ashtu, se dorëheqjen formale nuk e ka dorëzuar ende.

“Është e vërtetë se kam planifikuar që deri në fund të vitit 2022 të tërhiqem nga posti i zëvendësministrit të MASHTI dhe këtë ja kam komunikuar Ministres Nagavci dhe Kryeministrit Kurti në tetor. Arsyet janë të natyrës personale. Për korrektësi, dorëheqjen formale nuk e kam paraqitur akoma, por këtë do ta bëj në kohën e duhur, kur t’i përfundoj edhe disa punë që i kam filluar dhe në koordinim me Ministren e Kryeministrin. Edhe  pasi të jem larguar nga posti i tanishëm do të mbetem aktiv në fushën e arsimit”, tha Pupovci për Kanal10. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.