Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pushtet e opozitë duan asistent, kosto 3.5 milionë euro

Gazeta10
25 May 2023 - 18:48

Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10

Thonë se kanë nevojë për asistentë, por deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë prezent as edhe në seanca.

Raste të tilla janë dëgjuar shpesh në Kuvendin e Kosovës.

Por angazhimi i asistentëve duket se ka bërë bashkë ndër rstet e rralla, deputetët e shumicës dhe të opozitës.   

Deputetët nga radhët e PDK-së e LDK-së janë për asistent por kërkojnë nga qeveria që të zvogëlojë numrin e këshilltarëve në ministri.

Edhe për Dude Balje nga Grupi Multietnik, asistenca është e domosdoshme kjo pasi  udhëton çdo ditë nga Prizreni dhe nuk arrin t’i kryej të gjitha punët.

Veçanërisht deputetët që janë në mandatin e parë kanë nevojë për asistencë. 

E organizatat që monitorojnë Kuvendin e kritikojnë këtë veprim duke thënë se pushteti politik po priviligjon nevojat e veta.

Por sa do ti kushtojë buxhetit të Kosovës?

Nga një përllogaritje e thjeshtë, rezulton se për ta paguar asistentin për një deputet për katër vite mandat, buxhetit të shtetit i kushton 29 mijë e 232 euro.

Kurse, për të mbuluar këto shpenzime të 120  deputetëve të  legjislaturës së Kuvendit, gjatë kësaj periudhe katërvjeçare, buxhetit të shtetit i kushton hiç më pak se 3,5 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.