Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pushteti e opozita përplasen për të pagjeturit (Video)

Gazeta10
18 May 2023 - 18:50

Raporti: Bleona Dallaveraj
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, e për Persona të Pagjetur të enjten ka miratuar Projektligjin për Aderimin në Marrëveshjen dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.Megjithatë, punimet në këtë komision u përcollën me debat mes opozitës dhe pushtetit.

Me përplasje e kritika mes deputetëve të pushtetit dhe atyre të opozitës, është miratuar të mërkurën Projektligji për Aderimin në Marrëveshjen dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, e për Persona të Pagjetur.

Debati filloi pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës, që kur të diskutohet për personat e zhdukur, prezent të jetë edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, për të raportuar për negociatat me palën serbe, për këtë çështje, në Bruksel.

Por, një kërkesë e tillë, sipas deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, është e panevojshme.

Për këto deklarata, Kollçaku u kritikua nga Musliu-Shoshi, sipas të cilës, ajo po e bënë avokaten e Qeverisë.

Pro kërkesës së PDK-së është shprehur edhe kryetarja e Komisionit Duda Balje, për çka i ka bërë edhe kërkesë zyrtare Besnik Bislimit.

Mes debateve, anëtarët e komisionit, proceduan për në seancë Projektligjin për Aderimin në Marrëveshjen dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Për miratimin e këtij projektligji në Kuvend, nevojitet mbështetja e 80 deputetëve të legjislativit.

Ndryshe, nga lufta e fundit në Kosovë, janë të zhdukur mbi 1,600 persona.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.