
Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka miratuar vendimin për shpalljen me interes publik të disa pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore për interes publik, që kanë përfshirë zonat në Dren dhe Leshak të Komunës së Leposaviqit.
Për këtë pas drejtorit të ashtuquajturit “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka reaguar edhe Lista Serbe, subjekt politik i afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiq duke thënë se janë kundër dhe nuk do të lejojnë një gjë të tillë.
Ky subjekt politik pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk po ndalet me veprime të njëanshme” duke theksuar se ky është synim i pushtimit të komunave serbe.
“Populli serb nuk do të lejojë zbatimin e aktiviteteve që synojnë vazhdimin e militarizimit të veriut, pushtimin e komunave serbe dhe shtimin e pranisë së forcave speciale të Prishtinës apo disa njësive të tjera në veri. të Kosovës, pasi prezenca e tyre prej muajsh është problematike, si dhe është e paligjshme dhe kundër interesave të qytetarëve në veri”, thuhet në reagimin e Listës Serbe./Gazeta10