
Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi të shtunën siguri më të rreptë për urën nga Rusia në Krime, si dhe infrastrukturën që furnizon me energji elektrike dhe gaz natyror gadishullin, tha Interfax, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.
Në një dekret të lëshuar disa orë pasi ura u dëmtua nga një shpërthim, Putin tha se shërbimi i sigurisë FSB do të ishte përgjegjës për forcimin e masave të mbrojtjes. / Gazeta10