
Deputeti i PDK-së ka vlerësuar se nuk është koha e përshtatshme që vendi të shkoj në zgjedhje për shkak të zhvillimeve të fundit në very të vendit.
Ai madje në Prime Time, tha se ideja për zgjedhje do të ishte fatale për Kosoovën, e jo pse kësaj partie i dhimbëset kryeministri Kurti, shkruan Gazeta10.
‘Nuk do të ishte e menqur të shkojmë në zgjedhje të reja. Jo pse nuk kam qejf këtë qeveri me çu në shtëpi, por realisht nganjëherë duhët të shikohet interesi i vendit. Në këtë situatë që jemi zgjedhjet e reja do të ishin fatale për Kosovën për shkak të momentumit jo për shkak se na dhimbëset Kurti të shkoj në shtëpi, dhe unë besoj që kurrë s’do të jetë në Qeveri, unë lutem”, tha Qalaj në Prime Time./Gazeta10