
Shoqata e pensionerëve në Drenas është ankuar për hapsirën e vogël në zyren e kësaj shoqate.
Antari i kësaj shoqate në emisionin “Adresa e Ankesave” ka thënë se që pesë vite kanë mbetur në një zyre të vogël, raporton Gazeta10.
“Qaty na ka lon Ramiz Lladrovci që pesë vite, një zyre e vogël përpos asaj ne asgjë nuk kemi, sa herë kemi kërkuar për tu ndërtuar një zyre e re, ose për me dhënë lejën me ndërtu një zyre por me kompenzim, ndërsa po arsyetohen se po prishet plani urbanistik së Drenasit, dhe kemi mbetë këtu”, tha ai në Kanal10.
Antari i shoqatës së pensionerëve gjithashtu ka thënë se kryetari i Drenasit dy herë gjatë fushatës ka premtuar për një zyre të re por që ende nuk ka asgjë.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10