Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë në Komunën e Shtimes

Gazeta10
05 Dhjetor 2025 - 15:25

Qemajl Aliu është betuar për mandatin e dytë në krye të Komunës së Shtimes.

Gjatë fjalimit ai falënderoi qytetarët për besimin e treguar dhe ritheksoi përkushtimin e tij për të punuar në shërbim të mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit të komunës.

Aliu mes tjerash theksoi përkushtimin për qeverisje gjithëpërfshirëse dhe transparente, duke thënë se do të jetë kryetar i të gjithëve, duke e vazhduar qeverisjen me transparencë dhe duke e vënë interesin publik mbi gjithçka tjetër.

“Me besimin e qytetarëve do t’i përmbushim të gjitha zotimet tona për Shtimen e zhvilluar dhe rrënjësisht të transformuar”, tha ai

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 Dhjetor 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.