Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qendra Evropiane për Shtyp: Jemi të tmerruar me vendimin e MINT-it – luftoni në gjykata

Gazeta10
28 July 2023 - 19:04

Qendra Evropiane për Shtyp dhe Liri të Medias ka reaguar ndaj vendimit të MINT-it për të refuzuar ankesën e Klan Kosovës në ARBK në lidhje me certifikatën e biznesit

Vendimi i sotëm, sipas kësaj organizate, është “i paprecedent” në historinë e re të Kosovës.

Aty i bëhet thirrje Klan Kosovës që të luftojë kundër vendimit para gjykatave kompetente.

“Kjo është e paprecedentë në historinë e re të Kosovës dhe rrezikon seriozisht pluralizmin, lirinë e mediave dhe dërgon një mesazh të qartë për mediat tjera. I bëjmë thirrje Klan Kosovës që të luftojë kundër vendimit para gjykatave kombëtare”, thuhet në reagimin e kësaj organizate në Twitter.

Organizata në fjalë thotë se është e tmerruar me vendimin e MINT-it.

“Jemi të tmerruar që mësuam se Ministria e Tregtisë në Kosovë ka përfunduar sot të gjithë hapat e nevojshëm për mbylljen e medias më të madhe private në vend, Klan Kosova”, ka thënë Qendra Evropiane për Shtyp dhe Liri të Medias në një reagim në Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.