Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Qëndroni i ka humbur zgjedhjet për shkak të reformës në arsim” – Faton Topalli

Gazeta10
02 Tetor 2025 - 23:10

Komentatori politik Faton Topalli ka vlerësuar punën e Qëndron Kastratit në lidhje me reformën në arsim.

Topalli në “Adresa” tha se Kastrati kishte humbur zgjedhjet e kaluara në balotazh për shkak të mbështetjes së ulët në ato fshatra, por theksoi se reforma e tij e bën atë të dallueshëm, duke luftuar për zhvillim të qëndrueshëm dhe të ardhmen e fëmijëve, jo vetëm për vota.

“Qëndroni i ka humb zgjedhjet e kaluara pikërisht për shkak të atyre pesë fshatrave që i ka përfshi reforma, ai ka qenë i pari në balotazh, por ka humbë se ka pas vetëm 18 për qind mbështetje në ato pesë fshatra. Reforma që ai e ka ba e bënë shumë dinjitoz e madhështor Qëndronin sepse ai nuk lufton për vota, ai lufton për reformën, për ata fëmijë të cilëve ai ju dëshiron një zhvillim më të mirë”, tha Topalli. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.