
Ish ushtari i UÇK-së, Xhevdet Thaçi i ftuar në emisionin e mëngjesit “Dita e re” në Kanal10, ka komentuar postimin në Facebook të kandidatit të VV-së për deputet, Luan Gacaferi pasi i njëjti ‘i gëzohet’ gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të ish- presidentit Hashim Thaçi.
Thaçi tha se po të kishte ligj, Gacaferi do të duhej të dënohej për tallje, raporton Gazeta10.
“Unë mendoj se nuk do të duhej të bëhej tallje me figurat e larta politike sidomos me ata që kanë dhënë shumë që nga fillimi i luftës e deri në pavarsinë e vendit, këto komente dhe tallje për mua janë të papranueshme fatkeqësisht nuk ka një ligj që i denon, sepse po të kishte një ligj ai do të duhej të dënohej për këto tallje e komente”, tha ai për Kanal10.
Për më shume detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10