Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeriqi: Salih Mustafa u dënua me prova të Serbisë

Gazeta10
16 December 2022 - 12:59

Veterani i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi në programin “10 LIVE” ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin me 26 vite ndaj Salih Mustafës, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se kjo gjykatë është formuar mbi bazën e shpifjeve të raportit të Dick Marty-t.

“Ne e dimë se si është formuar kjo gjykatë mbi bazën e shpifjeve të raportit të Dick Martit, një gjykatë e njëanshme dhe krejtsisht politike, një gjykatë e cila ka pranuar se ka bashkëpunuar me Serbinë”, tha ai.

Sipas tij Salih Mustafa është duke u dënuar mbi bazën e provave të Serbisë.

Ai shton se vendimi i sotëm ndaj Mustafës është marrë nga bashkëpunimi i Gjykatës Speciale dhe Serbisë.

Sipas Qeriqit është duke u bërë padrejtësi sepse janë qindra masakra që janë kryer në Kosovë dhe askush nga ndërkombëtarët nuk merret me ato raste./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.