Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Qeveria e miraton draftin e strategjisë së arsimit, kostoja financiare mbi 320 milionë euro

Gazeta10
30 Shtator 2022 - 16:42

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës e ka miratuar draftin e strategjisë së arsimit për periudhën 2022-2026.

Arbërie Nagavci – Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, tha se puna në këtë strategji ka zgjatur 9 muaj, dhe se ka pesë fusha prioritare. Duke shtuar se kostoja financiare është mbi 320 milionë euro.

“Dokumenti i strategjisë së arsimit është i organizuar në 5 fusha prioritare tematike, edukimi për fëmijën e hershme, arsimi parauniversitar, arsimi dhe aftësimi profesional dhe arsimi i të rriturve dhe arsimi i lartë dhe digjitalizimi i arsimit. Në pajtim me standardet e planifikimit secili nga këto fusha është përcaktuar nga një objektiv strategjik i cili është zbërthyer pastaj në objektiva specifik, është hartuar edhe plani i veprimit dhe është vlerësuar kostoja financiare e zbatimit të kësaj strategjie e cila është në lartësi prej 323 milionë eurove, ndërkaq deri më tani janë siguruar rreth 70% të kësaj shume”, tha Nagavci./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.