
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se i vjen mirë për formimin e qeverisë së re, raporton Gazeta10.
Hill ka thënë se ka shumë tema që duhet diskutuar edhe me ministrin e ri të punëve të jashtme.
“Jemi shumë të kënaqur që është formuar Qeveria e re e Serbisë, sepse na pret shumë dhe për të cilat duhet të punojmë së bashku, po ashtu më vjen mirë që kemi një ministër të ri të punëve të jashtme, sepse ka shumë tema lidhur me punët e jashtme që duhen diskutuar le të flasim”, ka thënë Hill, shkruan Tajug, raporton Gazeta10.
Tutje, Hill ka thënë se Serbia dhe ShBA-ja kanë interesa të përbashkëta.
“Serbia dhe SHBA-të kanë shumë interesa të përbashkëta dhe më vjen mirë që tani këtu është bashkëbiseduesi ynë Qeveria e re e Serbisë, tha sot ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill”.
Hill nuk ka dashur të komentojë specifikisht emërimin e ministrit të ri të jashtëm.
“I pyetur nga gazetarët për të komentuar formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e ministrit të ri të jashtëm, Hill tha se të dy vendet duhet të punojnë në shumë tema dhe projekte të përbashkëta dhe shprehu kënaqësinë që Serbia ka një ministër të ri të jashtëm”, ka thënë Hill. / Gazeta10