Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qeveria emëron sekretarin e ri të Ministrisë së Kulturës

Gazeta10
08 November 2023 - 10:09

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për emërimin e Bislim Bislimit, si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Bislimi u emërua me mandat 4 vjeçar në këtë pozitë.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Blerim Gashani.

“Në pajtim me dispozitat ligjore për zyrtarët publik, MPB ka zhvilluar procedurën e rekrutimit, 8 kanë aplikuar, 3 kanë hyrë në listë të ngushtë, pas vlerësimit kandidat fitues që janë vlerësuar mbi prakun 70% të pikëve janë Bislim Bislimi dhe Arian Ahmeti. Propozojmë emërimin e Bislimi Bislimit për mandat 4 vjeçar”- tha ai.Bislim Bislimi ka mbajtur pozitën e zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm në MKRS.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.