Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qeveria i hap rrugë zhbllokimit të mjeteve vetanake të komunave

Gazeta10
24 May 2023 - 18:48

Raporti: Viola Korça/Kanal10

Qeveria e Kosovës është dorëzuar para kërkesave të kryetarëve të komunave dhe subjekteve opozitare për mjetet e të hyrave vetanake të nivelit lokal.

Të mërkurën kabineti qeveritar i ka hapur rrugë zhbllokimit të këtyre mjeteve duke miratuar plotësim ndryshimin e ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Ky propozim u miratua unanimisht në mbledhjen e ekzekutivit.

Ky zhbllokim sipas kryetarit të Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi erdhi pas presionit të udhëheqësve komunal, derisa shpreson që gabime të tilla mos të ketë më nga qeveria.

Ky vendim është mirëpritur nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të cilat janë deklaruar se do t’i rikthehen votimit në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se nuk ka ndryshuar qëndrim.

Tash e disa ditë opozita kishte paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në votim të asnjë pike të rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës deri në realizimin e kërkesës së tyre për zhbllokimin e këtyre mjeteve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.