Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Qeveria kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Gazeta10
06 Gusht 2023 - 18:31

Raporti: Gentiana Gashi / Kanal 10                                                                                       

Nga ekzekutivi kosovar përsëri kanë kërkuar nga BE-ja, heqjen e masave sanksionuese ndaj Kosovës. Klisman Kadiu, këshilltar i Zv.kryeministrit Bislmi, ka thënë se Kosova i ka përmbushur kërkesat e BE-së për deeskalim të situatës në veri.Në anën tjetër,analistët janë skeptikë se kërkesat e qeverisë për heqjen e masave do të realizohen pa u shpallur zgjedhjet ne veri.

Qeveria vazhdon të kërkojë nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndaj Kosovës.

Pas uljes së prezencës së policisë në dhe rreth objekteve komunale në veri, nga ekzekutivi kosovar thonë se janë përmbushur kërkesat e ndërkombëtarëve për deeskalim të situatës.

Klisman Kadiu, këshilltar i kryenegociatorit të Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, thotë se masat e BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe si të tilla duhet të hiqen.

“Në vazhdimësi e kemi theksuar qe masat ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe që tashmë duhen hequr. Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për deeskalim, të cilën e dëshmoi dhe marrëveshja në Bratislavë dhe implementimi në hapat e saj nga ana e Kosovës.”, tha Klisman Kadiu – Këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Por, nga opozita e kanë kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën e qeverisjes, e cila ka rezultuar në sanksione për Kosovën.

Megjithatë, sipas analistit politik, Albinot Maloku, BE-ja i tërheqë masat ndëshkuese vetëm pas shpalljes së zgjedhjeve të reja në komunat veriore.

Më 28 qershor kishin hyrë në fuqi masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian, ku Kosovës iu ndalën fondet nga jashtë, vizitat të nivelit të lartë si dhe ato dypalëshe.

Kurse, autoritetet e Kosovës, javëve të fundit kanë zvogëluar praninë e zyrtarëve policorë në komunat e veriut, derisa ka nisur edhe procedurat për organizimin e zgjedhjeve të reja atje. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.