
Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve që shpërfaqin keqpërdorimet me rezervat shtetërore të grurit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lushaku Sadriu ka thënë se “Qeveria e shpresës dhe ndryshimit” ka bërë keqpërdorime me bukën e popullit.
“6 milion euro!
Rezerva të shtetit!
Për grurë!
Të blerë nga kompani turistike!
9 ton grurë mungesë! Hejjjj!
Qeveria e shpresës, e ndryshimit!
Me bukën e popullit bën keqpërdorim!
Me hajna nuk ka shtet!”, shkroi ajo.
6 milion euro! Rezerva të shtetit! Për grurë! Të blerë nga kompani turistike!9 ton grurë mungesë! Hejjjj!Qeveria e shpresës, e ndryshimit! Me bukën e popullit bën keqpërdorim!Me hajna nuk ka shtet!
Ndryshe, audioincizimet e publikuara nga Nacionale kanë zbuluar detaje se si është orkestruar ‘Afera e grurit’.
Zyrtarët e MINT-it në këto incizime bisedojnë rreth nënshkrimit të kontratës për blerjen e grurit vitin e kaluar. Ata përmendin me emra disa zyrtarë si Hafiz Gara, Rexha, Arbëri, këshilltari (që nuk dihet nëse është fjala për këshilltarin e ministres, apo të ndonjë zyrtari tjetër)
Krejt përgjimi tregon për zyrtarin Enver Hajruallahu që me pozitë është certifikues. Ndaj tij kishte presione të mëdha për ta nënshkruar kontratën rreth grurit, edhe pse disa ton mungonin.
Zyrtarët e konfirmojnë se disa nga veprimet kanë qenë të jashtëligjshme.
Gjatë bisedave përmendet edhe drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. Zyrtarët tregojnë se kanë qenë në mëdyshje nëse duhet të bëhet kjo pagesë apo jo.
E lidhur me këtë skandal, është paralajmëruar se një pjesë tjetër do të publikohet të hënën.
Kujtojmë se ‘Afera e grurit’ është e dyta që lidhet me MINT-in, pas aferës së keqpërdorimit të mbi 300 mijë eurove të vajit dhe sheqerit nga Polonia./Gazeta10