
Qeveria e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro në mbështetje për familjen e policit, Afrim Bunjaku tashmë që u vra nga grupi sulmuesit në Banjskë të Zveçanit.
Në hyrje të mbledhjes, Qeveria e Kosovës e nderoi me një minut heshtje policin e rënë në veri të vendit.
Afrim Bunjaku u vra të dielën më 24 shtator gjatë një sulmi nga një grup terrorist serb.