
Raporti: Saranda Aliu
Njohësit e çështjeve politike kanë kritikuar qeverinë e Kosovës për mos ndryshim të qëndrimit sa i përket shtyrjes së zbatimit të vendimit për targat, edhe pas presionit të ndërkombëtarëve. Ata ka ngritur kritika edhe për mostransparencë lidhur me vizitat e ndërkombëtarëve të bëra ditëve të fundit në vend. Sipas tyre, për shkak të kësaj nuk dihet se në cilën fazë ka arritur procesi i dialogut.
Kanë mbetur edhe nëntë ditë kohë që qytetarët serbë t’i konvertojnë në RKS, targat ilegale të automjeteve.
E pavarësisht presioneve ndërkombëtare, nga Qeveria e Kosovës po vazhdojnë të mos ndryshojnë qëndrim sa i përket shtyerjes së afatit për zbatimin e këtij vendimi.
Nga Zyra e Kryeministrit pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it të premten, nuk kanë dhanë detaje të tjera përpos asaj se është duke u respektuar sundimi i ligjit dhe se serbëve po u jepen lehtësime financiare.
Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike thonë se çdo kërkesë e ndërkombëtarëve që nuk respektohet, nënkupton shtyrjen e mëtejshme të marrëveshjes finale.
Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku ka thënë se ndonëse vendimi i qeverisë është i drejt, e njëjta duhet ta shtyej zbatimin e tij pas presionit të vazhdueshëm ndërkombëtarë.
Ditë më parë, SHBA-ja dhe BE-ja i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta shtyj zbatimin e vendimit për targat edhe për 10 muaj.
Pas kërkesave të ndërkombëtarëve, nga partitë opozitare i kanë kërkuar ekzekutivit që të harmonizojë qëndrimet me ato të SHBA-së. / Kanal10