Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

QUINT shkon në Film City për takim me komandatin Ulutas, KFOR’i jep detaje se çfarë u diskutua

Gazeta10
19 March 2024 - 17:48

Komandanti i KFOR’it në Kosovë, Ozkan Ulutas, është takuar sot në Film City në Prishtinë me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, ambasadorin francez Olivier Guerot, ambasadorin gjerman Jorn Rohde, ambasadorin turk Sabri Tunç Angili, zëvendësambasadorin italian Ugo Ferrero dhe Shefja e Seksionit Politik të Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së, Tuuli Parnsalu.

Në takim, thuhet se, janë ndarë pikëpamjet mbi trendët e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Takimi ofroi një mundësi për të ndarë pikëpamjet mbi trendet e sigurisë në Kosovë dhe në mbarë rajonin, mbi përkushtimin e palëkundur të Komunitetit Ndërkombëtar për stabilitetin rajonal dhe për përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të zbatuar mandatin e tij në OKB dhe për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në postim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.