
Analisti Krenar Shala në emisionin “Politiko” ka komentuar konferencën e presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq.
Sipas tij, e gjitha çfarë ai e tha në atë konferencë ishte gënjeshtër, raporton Gazeta10.
“Punë e madhe që nuk kane me njoftë Kosovën, mundemi me jetu edhe pa na njoftë Serbia, na e dëgjuam Vuçiqin për shkak të debatit, çka me dëgju vetëm propagandë vetëm rrena, madje kaniherë un ndjehem i mahnitur si kanë aftësi kaqë shumë me rrejtë, në rregull është kapak me rrejtë por kaq shumë me rrejtë është jashtë normales”, tha ai në Kanal10.
Sipas Shalës gjasat të jetë i përfshirë presidenti Vuçiq në këtë ngjarje janë shumë të mëdha./Gazeta10