Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Qytetarët i gëzohen hapjes së urës së Ibrit, njohësit thonë se nuk është koha e duhur që kjo urë të hapet

Gazeta10
29 April 2023 - 22:49

Raporti: Viola Korça

​Vendimi për hapjen e urës mbi Ibër është komentuar nga qytetarët e asaj pjesë të cilët u shprehen skeptikë për implementimin e vendimit. Qytetarët shqiptarë kanë thënë se hapja e saj nuk do të sjellë incidente, ndërsa ndryshe mendojnë qytetarët serb atje. Sipas tyre nuk është koha që tani kjo urë të hapet. Edhe njohësit e quajnë vendim legjitim por jo në kohën e duhur.

​Qytetarët e Mitrovicës së Veriut i janë gëzuar hapjes së Urës së Ibrit, ani pse janë shprehur sektptik për impelmentimin e saj.

Shqiptarët e kësaj pjese thonë se nuk do të ketë asnjë incident nëse e njëjta hapet menjëherë, ndërsa serbët shprehen se situata politike mund të jetë arsye që implementimi i këtij vendimi të bëhet pak më vonë.

Agon Gashi, qytetar nga veriu i Mitrovicës, e mbështet vendimin e Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës, ndonëse implementimin e sheh si problem.

Dragan Miliç, qytetar nga veriu i Mitrovicës, mendon se ende nuk është koha për hapjen dhe qarkullimin edhe të automjeteve mbi këtë urë.

Ndërkaq, Osman Jashari, qytetar nga jugu i Mitrovicës, theksoi se ura duhet të hapet dhe nuk do të ketë pasoja as incidente sepse është diçka për të mirën e të dyja komuniteteve.

Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli një vendim të tillë e ka quajtur të ligjshëm, e që sipas tij vendimin përfundimtar do ta marrë ministri i Punëve të Brendshme.

Megjithatë, këtë veprim e konsideron jo dhe aq të duhur në këtë periudhë.

Dek: Fatmir Sheholli – Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike

Një ditë më parë, asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Ferati-Doli, që solli këtë iniciativë në seancë komunale, tha se kërkesa për hapjen e urës ka qenë edhe e qytetarëve serbë.

Në anën tjetër, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, deklaroi se nuk është koha e duhur për të hapur urën mbi Ibër.

Lista Serbe reagoi duke thënë se vendimi do të kishte pasoja, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk e ka komentuar ende të njëjtën./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.