
Protesta është paraparë të mbahet në ora 12.00 para Kuvendit të Kosovës, për t’ju kërkuar deputetëve që të votojnë për ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensional, përcjell klankosova.tv.
”I ftojmë të gjitha bizneset nga mbarë Kosova që ta mbështesin protestën, sepse pas qytetarëve, bizneset do të jenë përfitues nga tërheqja e mjeteve nga Trusti”, ka shkruar në një grup publik, Adnan Jashari.
Kësaj thirrje i është bashkuar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka propozuar ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensional, që mundëson tërheqjen nga 10 deri në 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.
”Të enjten protestohet për Trustin, qytetarët kërkojnë tërheqjen deri në 30%”, ka shkruar Haxhiu në facebook, duke e shpërndarë thirrjen për protestë.