
Raporti: Gentiana Gashi / Kanal10
Qytetarët po vazhdojnë të ankohen me ngritjen e çmimit të tatimit në pronë, derisa komunat për një gjë të tillë po e fajësojnë Ministrinë e Financave. Ismet Mehmeti nga fshati Galic i Komunës së Vushtrrisë thotë se tatimi në pronë për këtë vit i erdhi për 1 euro më shtrenjtë, ndërsa në pronën që ka në Prishtinë këtë vit do të duhej të paguaj mbi 100 euro, nga 70 sa kishte paguar një vit më parë.
Një euro më shumë se vitin e kaluar, Ismet Mehmeti nga fshati Galic i Komunës së Vushtrrisë do të paguaj këtë vit faturën e tatimit në pronë.
Mirëpo, për pronën që i njëjti ka në Komunën e Prishtinës, këtë vit do të duhet të paguaj më shumë.
Nga 70 euro sa i kishte ardhur tatimi gjatë vitit të kaluar, për këtë viti të njëjtit fatura i ka ardhur mbi 100 euro.
Me t’u ngritur çmimi i tatimit në pronë, numër i madh i qytetarëve janë drejtuar në Komunën e Vushtrrisë.
Ndërsa, edhe nga vet komuna kanë pasur ankesa, për çka edhe i janë drejtuar Ministrisë së Financave.
Nga Zyra për Tatim në Pronë, kanë thënë se disa zonave u është rritur vlera shumë.
Sipas agjencive të patundshmërive, në dy vitet e fundit është rritur çmimi i tokave e i vlerës së objekteve varësisht nga zonat ku janë.
Qytetarë të shumtë janë alarmuar me faturat e këtij viti për tatimin në pronë, të cilat u kanë ardhur shumëfish më të larta.