Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qytetarët të rrezikuar nga sulmet e qenve endacakë

Gazeta10
21 October 2022 - 20:19

Qytetarët e komunave të Kosovës, vazhdojnë të ndihen të rrezikuar nga sulmet e qenve endacakë. Pak ditë më parë, një i mitur u kafshua në kryeqytet, derisa me një sulm të rrezikshëm u përball edhe një qytetare nga Ferizaj. Banorët e këtij qyteti shprehen të shqetësuar për praninë e madhe të qenve endacakë, derisa nga komuna thonë se po bëjnë përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Raporti: Val Ajazi, Kamera: Ron Hashani.

Iku nga sulmi i qenve endacakë, u fsheh prapa kamionit, por assesi të largohej nga rreziku i tërbimit të tyre.

Kjo vajzë në Ferizaj, arriti të shpëtonte nga sulmi i qenve, fal ndërhyrjes së këtij qytetari.

E gjithë ngjarja ndodhi ditë më parë në rrugën “Naim Beka” në Ferizaj.  

E qytetari që ndërhyri në këtë rast, Ajet Cani thotë se bashkëvendësit e tij vazhdimisht rrezikohen nga sulmet e qenve endacakë, pasi shumë prej tyre kanë gjetur strehim afër shtëpive të tyre.

Ai thotë se edhe familjarë të tij ishin cak i disa sulmeve të tilla.

Pamje të tillë të tufës me qen, shihen edhe në qendër të qytetit të Ferizajt.

Qytetarët thonë se duhet të gjendet një zgjidhje për trajtimin e tyre, pasi vazhdimisht po ndihen të rrezikuar.

Nga Komuna  e Ferizajt kanë thënë se janë duke hartuar projekte për strehimin dhe sterilizimin e qenve endacakë, mirëpo sipas zyrtarëve komunalë, zgjidhja e problemit po sfidohet nga shumë faktorë.

Probleme me qentë endacakë kanë edhe të gjitha komunat e Kosovës, udhëheqjet e së cilave nuk kanë arritur të gjejnë një metodë adekuate për trajtimin e tyre.

Sidomos kohëve të fundit, janë raportuar raste të shumta të sulmeve nga qentë endacakë, siç ishte ai i pak ditëve më parë në kryeqytet, kur një fëmijë ishte kafshuar teksa ndodhej në oborrin e një çerdheje publike./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.