Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Qytetarët votojnë projektin e tyre të lagjes”, nisma e Komunës së Prizrenit që ka zgjuar interesim

Gazeta10
21 June 2023 - 14:30

Në ciklin e takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, një nismë kjo e re e Komunës së Prizrenit, është mbajtur takimi i dytë me banorët e lagjes Kurilla.

Një javë pas propozimeve, ata përmes kutisë së votës përzgjodhën projektin më të mirë të lagjes së tyre “Ndërtimi i këndit të lojërave, vendosja e pompës termike dhe ndërtimi i ashensorit në shkollën “Motrat Qiriazi””.

Ky projekt, që u propozua nga vet qytetarët e kësaj lagjeje, do të financohet deri në 100 mijë euro nga Komuna e Prizrenit.

Kryetari Totaj tha se kjo nismë e re ka për qëllim ta zhvendos vendimarrjen tek qytetarët për të votuar çka është më shumë në interesin e tyre dhe ta forcojë bashkëpunimin komunë-qytetarë.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit zotohet që projekti i votuar do të financohet në shumën 100 mijë euro në bazë të kritereve të përcaktuara më herët.

“Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë” është nisma e buxhetimit me pjesëmarrje që po mbështetet nga programi USAID Kontrata Sociale.

Përpos lagjes Kurillë, këto takime janë mbajtur edhe në Zhur dhe do të mbahen në Reçan. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.